Duhanpirja, 58 mijë $ në 40 vjet, kostoja ekonomike për duhanpirësit e rregullt

Lënia e duhanit pëveçse të kursen dhe ca vite jetë, sjell edhe pak para më shumë në llogarinë bankare. Kjo sepse një duhanpirës i rregullt, i cili konsumon rreth 2 paketa në ditë, për 40 vjet harxhon 58.000 dollarë të cilat mund të ishin një kursim i zgjuar.Një motiv pëveçse jetësor edhe ekonomik për të mbatjur larg aromën e duhanit. Roland Shuperka, specialist i Institutit të Shëndetit Publik thotë se një duhanpirës, përveç kostos ekonomike ka kostot sociale dhe shëndetësore.Duhanpirësit janë përgjithësisht skeptik, kur autoritetet shëndetësore thonë se 3300 veta vdesin në vit për shkak të sëmundjeve që i atribohen duhanit. Por realisht statistikat e sëmundjeve si pasojë e duhanit janë të mëdha.E nëse ligji anti-duhan i 2007-ës ka dështuar dhe kontrollet e gjobat mungojnë, vetë individi duke njohur të tilla statistika mund të vendosë të lërë njëherë e përgjithmonë duhanin. Z. Shuperka tha se më të guximshën për të marrë këtë vendim po tregohen meshkujt mbi 40 vjeç.