Aksidenti tragjik me një viktimë dhe disa të plagosur në autostradën Tiranë- Durrës, dalin PAMJET nga vendi i ngjares

Pamjet nga aksidenti tragjik me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës pranë QTU-së janë publikuar.

Siç shihet edhe në pamje, një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shoferi dhe 15  shtetas të tjerë kanë shkuar tek Trauma në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet policia, ambulanca dhe zjarrëfikësja e cila po bën të mundur nxjerrjen e pasagjerëve nga furgoni.