Aksident në aksin Maminas-Gjiri Lalzit, vdes shoferi i kamionit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2013, 14:34
Përgjaken sërish rrugët e vendit. Një tjetër aksident është shënuar sot në aksin Maminas-Gjiri Lalzit ku një kamion me targa KR 8703 A ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shoferi i mjetit.Siaps informacioneve më të fundit viktimë e aksidentit ka mbetur shtetasi Behar Tafuka.Sipas policisë dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Ky është aksidenti I dytë me pasojë vdekjen në një hark kohor të shkurtër. Një I riu humbi jetën sot pasi makina me të cilën udhëtonte ra në humnerë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Qafë Morinë-Bajram Curri ndërsa viktimë e aksidentit ka mbetur 24-vjeçari Enver Imeraj.