Zjarr në Llakatund të Vlorës, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

Një vatër zjarri është regjistruar rreth mesditës së kësaj të hëne në fshatin Llakatund, në Vlorë.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e tyre në zona të tjera përreth.

Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur dy automjete të shërbimit zjarrfikës, me qëllim izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar perhapjen e zjarrit