Andra Pirlo: Qëndroj vetëm nëse më doni

Andrea Pirlo dëshiron të qëndroj përjetë te Juventusi por me një kusht: nuk dëshiron që për asnjë moment të shihet si barrë në ekipin e Kontes. Ai tha se është i gatshëm të largohet nëse Juventusi nuk e dëshiron, dhe të provojë një tjetër aventurë jashtë vendit. Ai sqaroi se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë problem ekonomik me skuadrën dhe se nuk do ët pranoj të luaj 20 ndeshje në vit duke i lëshuar një sinjal të qartë Antonio Contes.Mesfushori i Juventusit bën një llogaritje të thjeshtë dhe shpjegon: "Vitet kalojnë dhe dua të them se nuk dua të qëndroj këtu me forcë vetëm se kam emrin Pirlo. Dua të ndjehem i rëndësishëm për skuadrën dhe të marr pjesë në të gjitha sukseset e saj" - tha mesfushori i kombëtares italiane.Më pas Pirlo shpjegoi se si të gjithë edhe ai do ta pranoj stolin sepse të gjithë një ditë ulen aty. Pleimejkëri i Juventusit foli edhe për një ofertë të mundshme të Realit duke miratuar kontaktet me Ancelotin por duke refuzuar këtë temë diskutimi.Lidhur me sezonin Pirlo tha se skuadrat e tjera si Napoli, Milan, Inter, Roma dhe Fiorentina janë përforcuar  dhe se kampionati do të jetë më i bukur.Në fund mesfushori i Juventusit komentoi edhe për prurjen më të re, Carlos Tevez."Ai ka nevojë për kohë, nuk është e lehtë të përshtatesh me modelet e trajnerit për një kohë të shkurtër" përfundoi Pirlo.