Florentino Perez: 100 milionë janë shumë për Bejl
Presidenti i Realit të Madridit, Fiorentino Perez ka folur për skuadrën e tij dhe për transferimin që po bën bujë në futbollin botëror. Ai e pranoi se ka kontakte mes tij dhe klubit të Totenhamit për transferimin e Bejl dhe se ky është një operacion që mund të përfundojë me sukses sepse edhe në sezonin e kaluar galaktikët arritën të rrëmbejnë Modriç pikërisht nga gjelat. Lidhur me shifrën e transferimit Perez tha se ajo është e ekzagjëruar dhe nuk ka dëshirë të flasë këtë moment për këtë gjë.Presidenti foli edhe për ndryshimet në stolin e madrilenve, ku tashmë do të drejtohet nga Carlo Ancelotti."Unë jam optimist për skuadrën dhe mendoj se të gjithë trajnerët që kanë drejtuar skuadrën anë kontribuar në diçka. Murinjo solli diçka të madhe dhe besoj që edhe Ancelotti do ët bëjë një punë të mirë. Ai është një trajner që ka shumë përvojë, ka drejtuar ekipe të mëdha dhe ka fituar shumë trofe. Italiani është njeriu i duhur që përshtate me lojën spektakolare dhe me mentalitetin tonë për të dhuruar gjithmonë diçka të bukur në fushën e lojës"Fiorentino Perez foli edhe për rinovimin e kontratës së Ronaldos që nuk e shikon një veprim që duhet kryer me urgjencë, ajo do të vijë në kohën e duhur. Madrilenët janë në prag të fillimit të sezonit të ri dhe numri një i galaktikëve e dinë shumë mirë që trajneri i ri i ekipi dhe lojtarët e ri që kanë ardhur do të kenë një presion të madh mbi shpatulla. Ky është klubi më i trofeshëm në botë, ku luajnë lojtarët më të mirë ndaj fitorja është objektivi kryesor.