Champions League, Milan përballje ferri me PSV Ethoven

Në Nion të Zvicrës u mbajt shorti për Play-Off ndeshjet të vlefshme për kualifikim në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve Europian, ku mund të vecohen dy ndeshje të forta, Fenerbaçe-Arsenal dhe PSV Eindhoven-Milan.Në takimet e tjera kundërshtarja që eliminoi Skëndërbeun, Shakjer Karagandi do të përballet me Sëlltikun. Dinamo e Zagrebit me Austrine e Vienës. Zenit do të ketë një përballje të lehtë me Paços de Ferreira ndërsa Shalke do të luaj përballë Metalist.Me 22 skuadra të kualifikuara për në fazën e grupeve, 20 ekipet e mbetura do të diskutojnë dhjetë biletat në lojë, ndërsa dhjetë skuadrat e eleminuara, vazhdojnë aventurën e tyre europiane në fazën e grupeve të Europa League.Si çdo vit, përsëri shorti u realizua në dy faza, për ekipet kampione dhe jokampione në kampionatet e tyre, me secilin grup që do të kualifikojë nga pesë përfaqësuese.Faza e tretë do të jetë një ndër më të rëndësishmet si në aspektin e prestigjit ashtu edhe financiar pasi kuallifkimi për në fazën e grupeve sjell 8.6 milionë euro në arkat e klubeve.Kalimi i grupeve sjell edhe 3.5 milionë euro të tjera. Në çerekfinale përfitohet 3.9 milionë euro, gjysmefinale 4.9 ndërsa kush e fiton Ligën e  Kampioneve arkëton 10.5 milionë euo, ndërsa humbësi merr 6.5.Ndeshjet e para do të luhen 20 dhe 21 gusht ndërsa ndeshjet e kthimimit me 27 dhe 28 gushtë. Me datë 29 gushtë do të përcaktohen edhe grupet e Ligës së Kampioneve.  Me 17 dhe 18 shtator nisin ndeshjet e fazës së grupeve.