Politika e jashtme, Basha: Etja për t’u dukur, dëm për vendin
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke komentuar në profilin e tij në Facebook politikën e jashtme të vendit, thekson se vendosja publike e një rendi të rëndësisë strategjike midis fqinjëve, është çoroditëse për perceptimin ndërkombëtar të vendit.“Kujdes! Politika e jashtme dhe institucionet e sigurisë kombëtare nuk janë në vendet demokratike, instrumente të propagandës dhe kapitalit politik. Politika e jashtme dhe integrimi evropian i Shqipërisë duhet të udhëhiqen nga racionaliteti, maturia dhe vazhdimësia. Trajtimet emocionale, amatorizmi dhe etja për tu dukur janë të dëmshme për interesat e vendit” shkruan Basha.Reagimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha vjen pas vizitave të fundit të kryeministrit të ardhshëm Edi Rama në Itali, Turqi e Greqi dhe deklaratave të tij pas takimeve me kryeministrat e këtyre shteteve.