Tropojë, makina bie në humnerë, vdes shoferi

Një i ri ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka rënë në një humnerë.Ngjarja e rëndë është shënuar në aksin rrugor Qafë Morinë-Bajram Curri ku viktimë e aksidentit ka mbetur 24-vjeçari Enver Imeraj.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të të riut nga makina dhe dërgimin e viktimës në morg.Dyshohet se shkak për aksidentin e rëndë është bërë shpejtesia tej normave të lejuara por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.