Rrjedhje gazi në apartament tek "Komuna e Parisit", ndërhyjnë zjarrëfikëset

Ndërhyrja në kohë e zjarrëfikësve ka shmangur një shpërthim të mundshëm si pasojë e rrjedhjes së gazit, në një apartament në zonën e “Komunës së Parisit”.Banorët e pallatit kanë kostatuar rrjedhjen e gazit nga apartamenti i katit të pestë dhe kanë njoftuar menjëherë ekipet zjarrëfikëse.Ekspertë dhe forca të zjarrfikëses kanë ndërhyrë në kohë duke vënë në kontroll situatën.