Rama mirëpret në Tiranë ish-presidentin francez, e dekoron me medaljen e artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama i ka akorduar ish-presidentit francez Fransua Olondë Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike. Vlerësimi lidhet me mbështetjen e Hollande për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Gjatë vizitës në Tiranë, ish-kreu i shtetit francez shprehu mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Edi Rama, ka dekoruar me Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike, ish-Presidentin francez, Francois Hollande (Fransua Olondë).

Lajmi është bërë publik nga vetë shefi i ekzekutivit, i cili vlerëson ish-kreun e shtetit francez për mbështetjene rrugëtimit europian të Shqipërisë, dhe rolin në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Rama: Kënaqësi dhe privilegj të mirëprisja Presidentin e Francës, François Hollande. Në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, pata nderin t’i akordoj Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike. Vlerësim edhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, për inkurajimin e rrugëtimit tonë europian dhe për besimin se vendi ynë ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në një Evropë të bashkuar.

Hollande vizitoi Shqipërinë këtë të mërkurë, ndërkohë gjatë qëndrimin në vendin tonë pati takime krahas kryeministrit, edhe me anëtarë të kabinetit apo dhe kreun e grupit të PS, Taulant Balla.

Hollande gjatë qëndrimit në vendin tonë ka shprehur mbështetjen për antarësimin e vendit në BE, teksa ka nxitur autoritetet të punohet me vendosmëri në këtë drejtim, dhe të mos humbet kjo mundësi.

Reagimi i plotë:

Kënaqësi dhe privilegj të mirëprisja Presidentin e Francës, François Hollande
Në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, pata nderin t’i akordoj Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
Vlerësim edhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, për inkurajimin e rrugëtimit tonë europian dhe për besimin se vendi ynë ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në një Evropë të bashkuar