Kabina elektrike përfshihet nga flakët në Pukë, ndërpritet energjia elektrike, zjarri "përpin" edhe zonën pyjore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2026, 18:34
Një kabinë elektrike në fshatin Shkozë të Njësisë Administrative Gjegjan në bashkinë Pukë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte.
Burimet bëjnë të ditur se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike brenda kabinës.
Si pasoje e zjarrit në zonë u ndërpre energjia elektrike, ndërkohë që në flakë u përfshi dhe zona pyjore rreth kabinës.
Për vënien nën kontroll të flakëve u angazhuan dy automjete zjarrfikëse me 12 efektiv, forcat nga komisariati i Policisë së Pukës dhe punonjës të OSHEE-së. Aktualisht zjarri është vën nën kontroll.
