Qeveria “Rama”, Neza: Të fokusohet në problemet e brendshme. Berisha opozitë të fortë
Të zgjidhen problemet e brendshme , më pas diplomacia. Me këtë notë kritike e komenton turin diplomatik të Kryeministrit të ardhshëm Edi Rama, analisti dhe Profesori i shkencave të komunikimit Agim Neza. Në intervistëm e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, Neza tha se qeveria e re që pritet të marrë detyrën në shtator duhet të jetë e fokusuar në përmirësimin e jetës ekonomiko-sociale brenda vendit, por nuk përjashtoi mundësinë që zoti Rama të mos i ketë shfrytëzuar takimet jashtë vendit edhe për për diplomaci ekonomike.Boshllëku kohor mes ndërrimit të dy qeverive sipas Nezës po çorodit dy kampet, situatë e cila po përkthehet në një ngutje të aleancës së majtë fituese për të marrë pushtetin dhe të një opozitë që ka filluar akuzat dhe sulmet pa prova dhe fakte. Kabineti i ri qeveritar “Rama”ishte suprizë për opinionin publik, tha më tej analisti Neza, por shtoi se me këtë vendim Rama ka marrë mbi shpatulla përgjegjësinë për suksesin apo dështimin e qeverisë.Kur jemi tek qeveria, zoti Neza e sheh LSI faktor, e cila në gjykimin e tij padyshim që do diktojë për interesat e partisë së vet. Ajo që s’kupton analisti i njohur, është toleranca e zotit Meta për tu kënaqur me vetëm 5 Ministra në qeverinë.Përkundër kësaj ai sheh një bashkëqeverisje të mirë dhe të sigurtë , të paktën për 1 vit, e cila do ketë përballë një opozitë të fortë që edhe pse me kreun e partisë jashtë parlamentit, këtë boshllkëk sipas tij do ta mbushë fare mirë ish-lideri i PD dhe Kryeministri ne ikje, Sali Berisha.Intervista e plotë vijon si më poshtë:Është mbyllur gjithçka në kuadrin ligjor, proçedurial sa i përket proçesit zgjedhor. Ka një lloj qetësie, si po i shikoni në aspektin e përgatitjes dy kampet?Pozitive është se janë ulur armët e betejës. Humbja është njohur nga aleanca e djathtë. Zgjedhjet natyrshëm kanë pasur progres. Shpresoj se e njëjta gjë të jetë dhe në të ardhmen.Si e shikoni reagimin e vrazhdë të PD, të fokusuar kryesisht në sulmet ndaj Ministrave të rinj?Ajo që është e natyrshme dhe njohur është që PD gjithmonë ka bërë opozitë të ashpër dhe të fortë, nuk është risi. Ajo që të bën përshtypje është se ka filluar sulmi akoma ma marrë detyrën qeveria. Sa i përket akuzave për Ministrat, është normale ti sulmosh, por jo të thuash se janë trafikantë, pasi ti e ke pasur pushtetin dhe duhet ti kishe arrestuar. Ato akuza duhet të bëhen me fakte dhe argumente dhe ti drejtohen organit të akuzës për hetim.Shihni një padurim nga ana e PS për të marrë qeverisjen?Ndoshta duhet parë dhe rregullimi ligjor, ndoshta do ishte më mirë që zgjedhjet të bëhen në maj, mostë ketë boshllëk me dy muaj. Kemi dy qeverisje, ajo në hije dhe ajo që pritet të vijë. Rama pritet të tregojë se unë jam qeverisja, është më shumë një lojë politike për ti thënë opinionit se pushtetin e kam unë. Rama u ka dhënë prioritet disa figurave që nuk kanë qenë më parë në drejtim të administratës, përjashtuar ata të LSI, ku ai s’mundi t’i thërrasë as në mbledhjen me Ministrat e PS.. Të gjithë prisnin që në qeveri të shihnin figura të rëndësishme të PS, është zgjedhja e tij, suksesin apo dështimin e ka marrë vetë si përgjegjësi.Si e shikoni vizitën e Ramës në Turqi, fakti që zgjodhi që të jetë ai shteti i parë që do ta vizitonte si Kryeministër?Turqia është faktor në rajon, është shtet që ka pasur zhvillim të jashtëzakonshëm gjatë viteve të fundit, është partner serioz, nuk është se ka munguar partneriteti edhe gjatë qeverisjes së Berishës. Është normale që vizitën e parë ta bënte atje, më pas ai vizitoi edhe Greqinë për të mbajtur një lloj balance. Nuk i shikoj këto lëvizje si dicka që pengojnë diplomacinë. Nuk e shoh si ndryshim radikal, e di që në shtator do shkojë në Gjermani, Austri, New York. Besoj se Rama është duke menduar për ti shërbyer edhe diplomacisë ekonomike. Por do ishte mirë që të zgjidhen njëherë problemet e brendshme, parësore duhet të jetë zgjidhja e problematikave brenda vendit, dhe natyrshëm pastaj ka rëndësi dhe diplomacia e jashtme.Bashkëqeverisja Meta-Rama, premtuese?LSI është faktor, do vendosë dhe do diktojë për interesat e partisë së vet në kuadër të integrimit sic thotë ai. Ajo që më habit është një tolerancë e tij ndaj zotit Rama, sesi është kënaqur ai me 5 Ministra.Me zotin Berisha me katër deputetë kishte 3 Ministra. Por kjo varet pasi Meta luan me një plan afatgjatë. Në shtator Rama do jetë Kryeministër, 6 muajt e parë besoj se do jetë shumë i mirë në këtë drejtim, pjesën e bregdetit jam i sigurt që do ta rregullojë, në luftën e korrupsionit do jetë i ashpër në fillim, por nuk do jetë efiçent nëse u jep prioritet reformave. Ne na duhen njerëz të aftë, njerëz të përkushtuar për të luftuar korrupsionin.A është Meta rrezik për Ramën, për shkak të numrit të deputetëve?Bashkëpunimi me Metën vitin e parë do jetë i sukseshëm. Fakti se Rama i harroi të gjithë akuzat ndaj Metës vetëm për të fituar tregon se ka arritur dicka nga ana taktike. Pjesa tjetër është tek zoti Meta, deri tani bashkëpunimi mes tyre ka qenë shumë i mirë. Por është herët, pasi gjatë qeverisjes nëse do fillojnë përplasjet do ketë dhe problematika për Zotin Rama. Me numrin e deputetëve në parlament, Meta kërcënon Ramën dhe ai e di këtë fakt.Opozita, në krye të PD është zoti Basha, një figurë më tolerante, e orientuar drejt kompromisit, mendoni se do të kemi një opozitë të djathtë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim nën drejtimin e zotit Berisha?Opozita do jetë përsëri e ashpër, zoti Berisha është një lider historik, ai do ketë influencë të jashtëzakonshme në PD pavarësisht se nuk është kryetar partie. Berisha do influencojë fort në opozitën e fortë. Zoti Basha ka tani eksperiencë, arriti të zgjidhet në krye të PD, i shkolluar në perëndim që natyrshëm duket se e ka atë tolerancën. Jam i sigurt se nuk do jetë ajo lloj opozite që të bojkotojë parlamentin, të mos votojë ligje në interes të vendit.Zoti Basha nuk do jetë në parlament, është minus kjo për opozitën?Ne kemi qenë ata që kemi kritikuar zotin Rama. Por unë nuk e shoh si ndonjë dobësi të opozitës, për faktin se kemi zotin Berisha me një eksperiencë të madhe në parlament që do të plotësojë atë boshllëk. Të qënit kryetar Bashkie ka atë anën pozitive që prodhon pushtet, mban partinë në aspektin ekonomik.Pas procesit të zgjedhjes së kreut të ri të PD, zotit Basha, pati kontestime nga figura të rëndësishme të PD, si i komentoni?Mendoj se është pozitive, se kemi zëra ndryshe. Është normale, të bën përshtypje se partitë e djathta kanë një lider dhe fjala e tij nuk diskutohet. Këto zëra duhet të ishin dëgjuar përpara, jo pas zgjedhjes së zotit Basha. Kjo do krijonte vërtet frymën normale në kërkesë e kritikës së mirëfilltë. Olldashi nuk e ka pritur këtë rezultat , kjo pastaj e ka nervozuar për momentin, por përsëri zoti Berisha di ti amortizojë gjërat. Me rëndësi është zgjedhja që do bëhet tani në shtator për anëtarët e Kryesisë, Basha duhet të dijë të menaxhojë lojën e rregullave, duke gërshetuar që nga figurat me përvojë në këtë parti deri tek të rinjtë.