Berisha: Urimeeee!!! Kukësi drejt Zenitit!

Kryeministri Berisha ka uruar skuadrën e Kukësit për fitoren dhe kualifikimin ne play-off te Europa League. Përmes rrjetit social fb Kryeministri shkruan:"Te dashur miq, ekipi i futbollit te Kukesit arriti ne play-off te Europa League. Fitore historike e ekipt te Kukesit dhe futbollit shqiptar. Le t'ju dergojme ne urimet me te perzemerta lojtareve te talentuar, kapitenit te sprovuar, trajnierit te shkelqyer dhe presidentit vizionar te skuadres se Kukesit qe me suksesin e tij çuditi futbollin europian. Suksese gjithnje me te medha Kukesit! Fitore te tjera!!!”Ekipi i Kukësit ka shkruar histori në futbollin shqiptar, duke u bërë skuadra e parë shqiptare që kualifikohet në play-off të garave evropiane.Edhe pse u mposht 1-0 në ndeshjen e kthimit nga skuadra ukrainase Metalurg Donetsk, Kukësi ka arritur të kualifikohet në rundin e ardhshëm, “play-off”, të Europa League.Kuksjanët eliminuan ukrainasit me rezultat të përgjithshëm 2-1, falë fitores 2-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Qemal Stafa” të Tiranës javën e kaluar.