Kukësi bën historinë, ekipi i parë shqiptar në play-off të Europa League

Kukësi ka shkruar histori në futbollin shqiptar, duke u bërë skuadra e parë shqiptare që kualifikohet në play-off të garave evropiane.Edhe pse u mposht 1-0 në ndeshjen e kthimit nga skuadra ukrainase Metalurg Donetsk, Kukësi ka arritur të kualifikohet në rundin e ardhshëm, “play-off”, të Europa League.Kukësjanët eliminojnë ukrainasit me rezultat të përgjithshëm 2-1, falë fitores 2-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Qemal Stafa të Tiranës javën e kaluar.Vendasit ishin dominues në takim dhe arritën të thyejnë mbrojtjen e Kukësit pas 27 minutash lojë. Skuadra ukrainase ishte shumë sulmuese edhe në pjesën e dytë, duke krijuar shumë raste shënimi, por mbrojtja shqiptare ishte më e kujdesshme në këtë pjesë duke shmangur të gjitha rastet për pësim.Fanelebardhët na Kukësi madje krijuan disa raste të rralla shënimi, kryesisht përmes kundërsulmeve, por pa arritur të gjejnë rrjetin.Kukësi madje e përfundoi ndeshjen me 10 lojtarë, për shkak të dy kartonëve të verdhë të Enco Malindi, kur kishin mbetur 15 minuta deri në fund të takimit.Kjo ishte edhe disfata e parë e Kukësit në gjashtë ndeshje të Europa League.Rivalin e radhës në play-off kukësianët do ta kuptojnë nesër, kur në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për play-off të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.Nënkampioni i Shqipërisë, Kukësi, ka lënë kështu gjurmë në historinë e futbollit kombëtar, duke u bërë skuadra e parë shqiptare që arrin në play-off të garave evropiane.Rastin të shkruajë histori e pati edhe kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu, që arriti deri në rundin e tretë të Ligës së Kampionëve, por që u eliminua nga Shakhter Karagandy.Nderkohe, Federata Shqiptare e Futbollit, nepermjet sekretarit te saj te pergjithshem, lajmeroi se do t'i akordoje Kukesit si shperblim per kalimin e turit shumen e 100 mije eurove.