Depozitimi i mbetjeve në Shkodër, investimi i rëndësishëm nuk po finalizohet

Bashkia e Shkodres nuk i eshte pergjigjur pozitivisht uljes se çmimit nga 7 ne 1 euro per dergimin e mbetjeve ne landfildin Bushat. Konflikti mes paleve vijon te jete akoma prezent, edhe pse disa here u fol per arritje te nje mareveshje.Ky investim i rendesishem i realizuar ne qarkun e Shkodres nuk po kryen funksionin per te cilin u ndertua dhe qyteti vijon te depozitoje mbetjet tek “Varrezat e Deshmoreve”.Drejtori i Landfildit te Bushatit, Zija Gerbeti, shprehet se ne lidhje me ecurine e deritanishme te depozitimit te mbetjeve urbane ne kete landfill, vetem Bashkia e Shkodres nuk ka reaguar pozitivisht.E gjithe kostoja e ketij konflikti shkon tek qytetaret shkodrane si taksapagues, ndersa mbetjet depozitohen ne nje zone aspak te pershtatshme, qe disa here u perfol se do t’i nenshtrohej nje investimi te rendesishem.Konflikti mes bashkise se Shkodres dhe Landfillit, nuk gjeti zgjidhje pas kerkesave te shumta dhe shkresave te ndersjellta, duke lene pezull kete problem qe rendon mbi qytetaret shkodrane, te cilet edhe pse paguajne me shtrenjte taksen e pastrimit nuk marrin atë ç’fare i takon.