Rrënimi i qytetit Muze, degradimi i qytetit larg syve të institucioneve
Qyteti i Gjirokastres vazhdon dita-dites te humbasë vlerat e tij arkitekturore, te cilat jane unike. Degradimi i qytetit muze tashme nuk njeh me kufi, nderkohe qe bashkia Gjirokaster dhe dega e Monumenteve vazhdojne te qendrojne spektatore ne humbjen dhe venitjen e vlerave te qytetit te gurte.Problemet e rradhes shenohen ne simbolin e ketij qyteti, qendren historike te pazarit ku kalldremet te punuara me aq mund dhe mjeshteri para shume dekadash, sot po shkaterohen.Që prej kohës kur qyteti filloi të zgjerohej jashtë mureve të kalasë, në shekujt XIV-XV, filloi edhe ndërtimi i kalldrëmeve.Sot, ajo që shihet me keqardhje në qytetin trashegimi kulturore botërore, ku veç dëmtimit te tyre te vazhdueshëm, bie ne sy edhe zëvendesimi me beton i infrastrukturës tradicionale.Per çdo lloj ndertimi ne zonen muzeale nevojitet leje nga Bashkia dhe Monumentet ndaj dhe betonizimi qe eshte duke i’u bere Gjirokastres eshte pergjegjesi direkte e ketyre institucioneve qe po shmangin pergjegjesite e tyre prej vitesh, duke u bere me apo dashje faktore ne rrenimin e saj.