Zjarrëfikësit në Fier pa karburant, nuk ka fonde, punonjësit e blejnë vetë

Zjarrefikeset e qarkut Fier jane gati jashte funksionimit te tyre ne kete stine te nxehte. Si te mos mjaftoje fakti se shumica e automjeteve jane te amortizuara, punonjesit e ketij sherbimi tashme po perballen prej disa muajsh me mungesen e karburantit.Ne keto kushte ata jane detyruar qe shpesh here te kryejne nderhyrje emergjente duke furnizuar nga te ardhurat e tyre zjarrefikeset me karburant. Ky akt, jashte çdo lloj koncepti eshte pohuar nga Shefi i Sherbimit te Zjarrefikseve, Xhevat Mernica, i cili theksoi se prej kohesh mungon karburanti per zjarrefikset.Nderkohe, efektivet e repartit zjarrefikes ne Fier,kane shpjeguar se ata jane duke punuar ne menyre vullnetare ne16 vatra zjarri te rregjistruara deri tani dhe jane duke shpenzuar pagat e tyre. Ata pohojne se jane detyruar te marrin karburant borxh nga pikat e shitjesdhe ne rastet me te keqija e paguajne vete ate.Mungesa e karburantit dhe amortizimi i zjarrefikeseve e bejne jo efiçent kete sherbim, edhe pse punonjesit shprehen se do te jene gjithmone vigjilente dhe ne sherbim te qytetareve. I njejti problem eshte hasur disa dite me pare edhe ne qarkun e Vlores.