Grabitet e plagoset shoferi, ngjarja në aksin Berat-Lushnjë nga një 1 çift rom
E kane goditur me thike me pas jane larguar duke grabitur te hollat qe dispononte si dhe celularin e punes. Ngjarja e rende ka ndodhur ne rrugen nacionale Berat –Lushnje, ne rrugen pergjatë fshatit Polizhan, komuna Poshnje.Burime te policise lokale, bejne me dije se shoferi i nje firme private eshte grabitur dhe goditur nga nje çift te rinjsh.Sipas pohimeve te vet 54-vjeçarit me inicialet R.SH, drejtues i mjetit tip autobot,ndersa ka qene duke udhetuar ne aksin nacional Lushnje-Berat, nje çift te rinjsh i kane bere shenje te ndalonte per t’i ndihmuar, duke u shtirur se vajza ndihej teper e semure.Menjehere pasi kane hipur ne mjet, çifti i cili rezulton te jete i komunitetit rom, ka improvizuar nje skene grindje mes tyre e cila ka perfunduar me nxjerrjen e thikes dhe kercenimin me jete te drejtuesit te mjetit i cili ka mbetur i shokuar nga ky skenar, ideal per nje film aksion.Drejtuesi i mjetit ne perpjekje per tu vetembrojtur nuk ka mundur t’i shpetoje goditjeve te thikes, pasi fakti qe ishte ne timon ka qene ne disavantazh te tij.Çifti rom pasi ka grabitur shtetasin R.SH eshte larguar nga vendgjarja, nderkohe qe viktima eshte derguar drejt spitalit te Beratit dhe fatmiresisht eshte jashte rrezikut per jeten.Grabitjet ne mes te rruges jane kthyer ne problem serioz per qytetin e Beratit. Disa jave me pare dy familje u grabiten nen kercenimin e armeve dhe autoret ende nuk jane vene ne pranga.