Kërkesa në ditën e Fiter Bajramit, Myftinia e Shkodrës: Feja, lëndë mësimi në shkolla

Ne diten e fiter Bajramit, Myftiu i Shkodres, Imam Muhamed Syrtari, eshte shprehur se do te kerkoje edhe nga komunitet e tjera futjen e edukates fetare ne shkollat publike.Kjo deklarate u be gjate faljes së Namazit te Fiter Bajramit ne Shkoder ku besimtaret myslimane ishin mbledhur ne sheshin kryesor te qytetit te Shkodres.Imam Muhamed Syrtari u shpreh gjithashtu se komuniteti mysliman eshte me i persekutuari ne vend, per sa i perket te drejtave te mohuara.Pas ditës së fundit të agjërimit, besimtarët organizohen të gjithë bashkë për të bërë lutjen e Fiter Bajramit.Pasi kane kryer ritin e faljes në qënder të qytetit, i cili për myslimanët e metropolit verior është kthyer në një traditë, përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe të komuniteteve fetare kanë kryer vizita pranë Myftinisë së Shkodres.