Yzberisht, me vila luksoze por pa ujë, paguajnë rregullisht pranë UKT
Me vila luksoze por pa ujë, banorët e Yzberishtit paguajnë rregullisht por nuk furnizohen. Edhe pse kjo hyrje i ka kushtuar kësaj familje vite të tëra punë, mungesa e ujit i ka vështirësuar jetesën.Hëna Reshiti, tregoi se paguan të gjitha detyrimet, por e vetmja mundësi është që të mbushë këta bidona 30 kg në lavazhin përballë shtëpisë, ndërsa për të mbushur ujë për të pirë i duhen vetëm rrugë afër 20 minuta.Si taksapaguese e rregullt, por ashtu edhe e UKT, ajo kërkon nga kjo ndërmarrjen furnizimin normal me ujë të pijshëm.Është parados që këto dhjetra nga apartamentet e reja e luksoze, banorët të mos furnizohen për asnjë orë të vetme gjatë verës. E kundërta ndodh në dimër, ku në rubineta e shtëpisë mund të rrjedhë pak ujë por edhe ai është i ndotur. Këtë shqetësimin e ndjajnë të gjithë banorët e Yzberishtit.Zgjidhja është hapja e puseve, të cilët janë të cekët dhe nuk nxjerrin ujë vetëm në 10 minuta.Banoret thonë se askush nuk ka ardhur të interesohet për këtë problem. Ku përveç Yzberishitit kjo situatë ndeshet edhe në lagje të tjera të kryeqytetit.Kanë apo nuk kanë mundësi ekonomike banorët, ujin e pijshëm janë të detyruar ta blejnë, por për fat të keq edhe ujin që e duan për ta përdorur në shtëpi e vuajnë për muaj të tërë.