U hetua për tenderat, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, në vend të Arlinda Pogajt

Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara. Myzyri ka zëvendësuar Arlinda Pogaj e cila dha dorëheqjen.

Jonaid Myzyri, ish- kreu i Komisionit të Prokurorit Publik ishte nën hetim nga SPAK mbi procedurat e tenderave përgjatë viteve 2020-2023 pasi kishte dyshime të forta se ishin zhvilluar pa garë, pasi në shumë raste rezulton pjesëmarrëse vetëm një kompani, e në rast të tjera, shoqëritë janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë.