Roma mund Toronton 4-1

Roma ka konfirmua formën e mirë që po kalon në këtë prag sezon duke fituar 4-1 në testin e dytë miqësor në Amerikë ndaj Torontos.Amerikanët e nisën mjaftë mirë lojën duke shënuar që në minutën e 16-të fal një gabimi fatal të Burdisos, që devijon një top të goditur nga lojtari i Torontos, Rey.Roma regagon dhe gjen rrugën e rrjetës në minutën e 25-të ku Maikon kaloni vetëm të gjithë mbrojtjen kundërshtare dhe jep një top për Florenzin që nuk e ka të vështirë ta shtyj topin në rrjet.  Në minutën e 33-të Borrielo fiton duelin me kundërshtarin dhe realizon me kokë golin e avantazhit.Në pjesën e dytë lojtari që dukej drejt largimit, Miralen Pjanic ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi duke I dërguar shifrat në 3-1. Mesfushori boshnjak është në një formë të shkëlqyer dhe realizon një tjetër gol në minutën e 67-të duke ëprfituar nga një gabim i mbrojtjes së Torontos që është e përgjumur.  Vlen të theksohet një formë  shumë e mirë e Maicon që duket se është rikthyer në ditët e tij më të mira ndërsa De Rossi vazhdon të ngelet mungesa e vetme. Roma të premten do ët udhëtoj në Uashington, ku ët premten me 10 gusht do të përballet me Chelsean.