Kukësi në Ukrainë për të shkruar historinë
Kukësi do të luaj sonte në orën 18:15 ndeshjen e kthimit të vlefshme për turin e tretë të Europa Legue. Veriorolindorët fituan takimin e parë parë 2-0 dhe tashmë shkojnë të qetë në Ukrainë për të shkruar historinë e futbollist shqiptarë. Më parë asnjë ekip shqiptar nuk ka arritur të kaloj tre ture në kupat e europës.Ditën e djeshme kuksianët kanë zhvilluar edhe stërvitjen e fundit në stadiumin e Metalurgut. Duket se trajneri Cungo do t'i besojë sërish formacionit fitues në "Qemal Stafa", ku mungesa e vetme do të jetë Luka Malakarne ndërsa Besar Musolli vazhdon të jetë I pezulluar nga Uefa. Në portë do të jetë gjigandi Halili që në Europa League ka bërë paraqitje impresionuese, në mbrojtje do të rreshtohen Hallaçi, Malota, Brahja, Peqini.Në mesfushë Allmuça dhe Karabeci do të jenë dy motorrat që do të udhëheqin skuadrën ndërsa Progni, Hoxha dhe Alikaj do të mbështesin sulmuesin serb Popoviç që do të jetë i vetëm në sulm. Kukësi edhe në dy turet e para ka treguar një disiplinë për tu pasur zili ndaj dhe Cungu ka kërkuar përqendrim nga skuadra por ai ka premtuar se skuadra e tij do të luaj sërish në sulm. Skuadër e Cungut ende nuk ka pësuar asnjë humbje në Europa legue. Duke koleksionuar deri tani dy fitore dhe tre barazime.Klubi I Metalurgut të Donjeskut ka një stadium me kapacitet prej 5 mijë tifozësh dhe në rast kualifikim në raundin tjetër do të luaj në stadiumin 30 mijë vendësh të Shahtjorit. Gjyqtari i takimit do të jetë turku Bulent Yldrim. Kukësi sonte do të luaj me fanella të bardha sepse të dyja klubet kanë të njëjtën ngjyrë për uniformat zyrtare.Skandali i transmetimeve televizive vazhdon. Takimi me Metalurg Donesk dhe Kukësit nuk do ët transmetohet sërish nga asnjë kanal televiziv shqiptar ashtu sic ka ndodhur edhe në dy raundet e para me Flora tallin dhe Sarajevo. Kompanitë e basteve e shohin ekipin ukrainas si shumë favorit n takimin e sotëm ndaj Kukësit. Fitorja e Metalurgut kuotohet 1.15, barazimi 6.70 ndërsa fitorja e Kukësit ka koeficentin 12.Në rast kualifikimi presidenti i Kukësit, Safet Gjici u ka premtuar lojtarëve të tij 200 mijë euro shpërblim ndërsa shifra që do ët arkëtoj Kukësi nga kualifikimi është 100 mijë euro. Takimi I sotëm do të jetë një ngjarje historike për futbollin shqiptar në rast se Kukësi kualifikohet, duke u bërë ekipi I parë në gjithë historinë e futbollit tonë që kalon tre ture. Të shpresojmë që aventura e Kukësit të vazhdoj po aq e bukur sa deri tani, sepse në futboll fiton ai që gëzohet vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.