Barcelona bën golead, shënon edhe Neymar
Në ndeshjen e parë me Mesin dhe Nejmarin titullarë, Barcelona ka shkëlqyer duke fituar me goleadë ndaj Kombëtares së Tailandës. Blaugranat triumfojnë me rezultatin 7-1, ndërsa talenti brazilian është i pari që zhbllokon rezultatin, kurse argjentinasi realizon dygolësh. Nejmar ka shënuar një gol të thjeshtë. Ai, i gjendur brenda zonës, ka gjuajtur saktë pas pasimit të dhënë nga Fabregasi.Gjatë gjithë takimit janë spanjollët që dominojnë, ndërkohë që vendësit shfaqen të frikshëm me disa kundërsulme të shpejta, por që mbyllen mirë nga mbrojtja blaugrana.Skuadra e Tata Martinos luan mirë dhe dominon lojën në të gjitha aspektet. Trajneri i blaugranve humbi edhe Pedro që zhvilloi një takim shumë të mirë. Pa shënuar nuk ngeli as Sançez që nuk po kalon një moment të mirë. Për tailandezët shënoi Dangda në fund të pjesës së parë. Pas asaj ndaj Santosit, kjo është goleada e dytë e Barçës.Trajneri i Barcelonë në fund të ndeshjes u shpreh i kënaqur me atë çka tregoi skuadra duke vlerësuar Mesin dhe Neymar që formojnë një dyshe magjike. Lidhur me çështjen Fabregas, ai tha se spanjolli do ët vazhdoj të mbetet një lojtarë i Barcelonës ndërsa Pujol do ët rikuperohet.