Romët mbeten në rrugë, kërcënojnë me jetë nëse nuk ka zgjidhje

Veshmbathjet dhe ato pak oriendi që kanë gjenden buzë rrugës, po në këtë vend 37 familjet rome janë të detyruar të rrinë edhe pse më fëmijë të sapo lindur.Asnjë prej tyre nuk mund të thotë se kur do të ketë një zgjidhje perfundimtare. Natën e kanë kaluar jashtë dhe ndihen të pashpresë për strehimin edhe pse apelet e ndërkombëtarëve kanë qënë të qarta e të prera.Policia e shtetit dha urdhër një ditë më parë që asnjë romë të mos dëbohet me forcë, por sot asnjë efektiv policie nuk ishte i pranishëm tek ta.Por kërkesat e tyre ky komunitet që jeton në afërsi të pallatit me shigjeta i kanë të qarta. Duan strehim dhe jo të përkohëshm, as ish repart dhe as qëndrim në periferi por banesat sociale të ndërtuara për ta. Nëse ndodhë e kundërta, romët kërcënojnë me jetë.