Tevez: Falë Juves nuk e lashë futbollin

Sulmuesi i ri i Juventusit, Carlito Tevez më në fund është rrëfyer. Nëse është ende në fushë duke vrapuar pas topit sot ai është vetëm fal bardhezinjve të cilët arritën ta bindin me projektin e tyre dh eta bindin të mos ta lërë futbollin.Carlos Tevez nuk gjen fjalë për të falënderuar skuadrën bardhezi që sipas tij, e ndihmoi të ndihej sërish futbollist. Sulmuesi argjentinas e pranon se përpara ofertës së kampionëve të Italisë po mendonte largimin përfundimtar nga futbolli. Numri 10-të i Juventusi tha se në moshën 28-të vjecare pas zënkës me Mancinine  mendoi seriozisht largimin nga futbolli. Fal Juventusit argjentinasit i është rikthyer pasioni për futbollin por jo më për kombëtaren të cilin ai e refuzon dhe theksoi se nuk do bat vesh më kurrë."Me kombëtaren është një kapitull i mbyllur. Kam njoftuar lamtumirën dy vjet më parë dhe nuk dua të shtoj asnjë presje më tepër. Nuk më pëlqen të flas për këtë temë sepse do të duket sikur dua të rikthehem sërish", përfundoi Tevez.Sulmuesi I bardhezinjve u transferua këtë verë nga Manchester Siti për të Juventusi por ende nuk ka arritur të lërë gjurmë në ndeshjet miqësore që ka zhvilluar skuadra e Contes. Stresi dhe forma jo e mirë në sezonin e kaluar duket se janë faktorë që kanë ndikuar në formën jot ë mirë të tij. Gjithsesi Antonio Conte po punon shumë si me të dhe më Jorenten për të arritur një dyshe ëndrrash që deri tani vetëm ëndërr mund të quhet sepse në realitet gjërat duken ndryshe.