Shqiptarët festojnë Fiter Bajramin, politika uron besimtarët
Besimtarët myslimanë në gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin. Në Tiranë besimtarët islamë kryen ritin e faljes së Bajramit në orën 6. 23 minuta në shehsin përpara hotel Dajtit e deri te lulishtja në sheshin “Skënderbej”, ndërsa si vend faljeje për gratë u planifikua segmenti i rrugës “Myslym Shyri, në krah të ministrisë së Mbrojtjes.Për të realizuar ritin e faljes së Bajramit ishin marrë masa për kufizimin e lëvizjes së mjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, segmenti nga ura pranë ish-hotel “Dajtit” deri në sheshin Skënderbej si dhe në pjesën jugore të këtij sheshi.Krerë të shtetit dhe politikës kanë përcjellë një ditë më parë on-line mesazhet e tyre të urimit për besimtarët myslimanë, por pritet që sot të zhvillojnë vizita urimi në selitë e komunitetit mysliman dhe atë të kryegjyshatës së bektashinjve.Kreu i Komuniteit Mysliman, Haxhi Selim Muça ka uruar gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për sa më shumë paqe dhe harmoni mes njeri-tjetrit. Ai e cilësoi këtë muaj të shenjtë si “muaji i agjërimit, mëshirës, lutjeve; muaji i shpalljes së Kuranit, muaji në të cilin nuk u kursye ndihma dhe mëshira hyjnore”.Edhe politikanët shqiptarë kanë uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.Urimet e politikanëve u përcollën fillimisht në vizitën tradicionale në Komunitetin Mysliman dhe në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve ku u pritën Haxhi Selim Muça dhe nga baba Edmond Brahimaj.