KONFIRMOHET ARTISTI I PARË I "SUNNY HILL"/ Katy Perry do performojë në Kosovë këtë verë
Katy Perry do të performojë në edicionin e këtij viti të “Sunny Hill Festival” në Kosovë, duke u bërë emri i parë i madh i konfirmuar për këtë ngjarje muzikore.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e festivalit, ku është publikuar edhe një video telefonate mes Dua Lipës dhe Katy Perry-t, që konfirmon pjesëmarrjen e saj. Festivali do të zhvillohet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht 2026 në Bërnicë.
Organizatorët kanë bërë të ditur se në ditët në vijim pritet të shpallen edhe emra të tjerë të njohur të muzikës botërore, përfshirë artistë të skenës elektronike dhe performues të njohur ndërkombëtarë.
Ndërkohë, sipas njoftimeve të festivalit, në këtë edicion janë konfirmuar edhe emra si Keinemusik, Seth Troxler, Carlita dhe Manifest, ndërsa pritet që programi të zgjerohet edhe me artistë të tjerë ndërkombëtarë dhe vendorë.
“Sunny Hill Festival” këtë vit pritet të tërheqë vizitorë nga mbi 50 shtete, duke e forcuar pozicionin e tij si një nga ngjarjet më të mëdha muzikore dhe turistike në rajon. Organizatoret kanë zgjeruar shitjen e biletave në shumë vende të botës për të përmbushur kërkesën në rritje.

