Osmani korrigjon gazetarin: UÇK-ja nuk ishte separatiste, por forcë çlirimtare!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2026, 07:50
Vjosa Osmani në një intervistë për France24 ka kundërshtuar një deklaratë të gazetarit që e cilësoi UÇK-në si “separatiste”, duke theksuar se ajo ishte forcë çlirimtare.
“Sot është 12 qershori, një nga datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës, ku jo separatistët siç e përmendët ju, por
çlirimtarët, së bashku me mbështetjen e forcave të NATO-s, çliruan Kosovën nga një regjim gjenocidal”, u shpreh Osmani.
Në të njëjtën intervistë, ajo theksoi nevojën për kompromis mes partive politike në Kosovë për krijimin e institucioneve të qëndrueshme.
Osmani po ashtu sugjeroi bashkëpunim me të gjitha partitë, përveç Lista Serbe./BalkanWeb
