“Dorëzohet” Ujësjellësi: Nuk kemi fonde për investimet të rrjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2013, 22:45
Mungesa e fondeve është shkaku pse banorët e disa prej zonave të kryeqytetit vuajnë për ujë. Rrugëzgjidhja e vetme mbetet investimi për ndërtimin e një impianti të ri.Sipas drejtorit inxhinierik të UKT, Ferdinand Petrela, ky investim i cili do t’i japë fund problemit të banorëve të “Misto Mames” dhe Yzberishtit, por ka një kosto të lartë dhe të papërballueshme nga UKT.Por drejtori Petrela jep një shpresë se brenda një viti ky problem do arrihet të zgjidhet, duke kërkuar nga qeveria e re të jap fondet e duhura për zgjidhjen e saj.Ndërkohë banorët e kryeqytetit, të cilët thahen për ujë, duhet që deri atëherë ta mundësojnë atë përmes blerjes.