Kadeli: Jo në PS me Ramën. Berisha do t’i japë leksion si bëhet opozita
Deputeti, tashme demokrat, Gjovalin Kadeli, perjashton çdo lloj mundesie per tu kthyer te PS të paktën për sa kohe ajo do te drejtohet nga Edi Rama. Ne intervisten e mbremjes ne Ora Neës perballe gazetarit Patrik Sadikaj, Kadeli tha se Rames i mungon ajo qe ai e quajti "burreri per te respektuar marreveshjet", por shprehu bindjen se kete mesim do t’ja jape pa diskutim kreu i LSI, Ilir Meta.“Unë ndjehem i vlerësuar në Partinë Demokratike. Në politikë është e vështirë, asnjëherë s'duhet të thuash kurrë. Por mund ta them me gojën plot kjo s'mund të ndodhë, të paktën për sa kohë atë parti e drejton Edi Rama. Në politikë ka marrëveshje, që pavarësisht nivelit të përfaqësimit, ka një farë burrërie, një farë kontrate, gjë që Rama nuk e njeh, nuk e ka njohur, kemi rastin Ndoka, Ngjela, Zogaj që janë në rrugë për shkak të mungesës së zbatimit të një kontrate nga zoti Rama. Pavarësisht se ai sot është Kryeministër i vendit, do jetë në shtator, në planin e marrëveshjeve nuk është shquar ndonjëherë si një njeri që e mban fjalën dhe jam i sigurtë se kjo do ti kushtojë. Por tani sic thotë populli i ka ngecur sharra në gozhdë, pas pasi e ka bërë këtë kontratë është i detyruar t’i rrijë se ndryshe do ketë pasoja. Zoti Meta është ai që do ta vëjë në binarë zotin Rama, t’i japë një mësim të mirë lidhur me zbatimin e marrëveshjeve dhe kontratave”tha ai.Ne nje koment per qeverine e re, Kadeli deklaron se emrat e kabinetit nuk ishin surprize. Sipas tij pjese e qeverise jane "servilet" e kryetarit, ndersa mungojne emra me kontribute te medha ne PS.“Shumë kush në Shqipëri po thotë se qeverisja është pjesë e marrëveshjes së zotit Meta. Por unë mendoj të kundërtën, duke njohur zotin Rama. Ashtu sic erdhi në PS dhe ndryshoi terësisht kryesinë, ndërsa mbajti ca figura për të ruajtur marrëdhëniet me socialistët e thjeshtë. Ashtu sic e reformoi kryesinë me njerëz të marrë nga Bashkia, ashtu po bën me qeverinë që e ka terësisht në dorë për shkak të numrave të sigurtë që ka lidhur me vazhdimine qeverisjes. Emrat nuk janë surprizë, janë emra që Rama i ka lancuar dhe i ka angazhuar duke dhënë një mesazh të qartë për publikun që mos u çudisni nëse nesër do ti shihni këtu, sic dhe ndodhi. E cuditshme është për disa figura të PS, që jo qe mund të ricikloheshin, por do t’i ruanin fytyrën qeverisë, si zoti Majko. Kjo nuk ndodhi, por nga zoti Rama pritet gjithçka” theksoi Kadeli.Ai garantoi nje opozite te forte, qe nuk e dobeson fakti qe ne parlament nuk ndodhet kreu i ri i PD, gje qe perserit te njejten situate me PS ne legjislaturen e kaluar. Per Kadelin mungesën e kreut te PD ne Kuvend do ta mbuloje me se miri kreu i ri i grupit parlamentar te kesaj partie, qe duket se PD e ka nje emer, por qe Kadeli nuk do ta zbuloje.“Opozita nuk bëhet në twitter apo fb, por bëhet si sic di ta bëjë Sali Berisha. Nëse do ishte ai në vend të Ramës në opozitën socialiste pushteti ishte dorëzuar brenda 24 orësh. Është njeri ambicioz, këmbëngulës, jam i bindur se zoti Berisha do jetë një opozitar që i bën mirë dhe vendit, që do frenojë dhe një revansh të mundshëm të zotit Rama që me ato lloj servilësh që ka në qeveri do mundohet të kalojë dhe limitin e një Kryeministri të ardhshëm. Jam i sigurtë se zoti Berisha do jetë opozitar vërtet i fortë sic ka karakterin e tij.Mirë do ishte që kryetari i opozitës të ishte në Parlament. Por jam i bindur se këtë do ta mbulojë më së miri kryetari i grupit parlamentar, për të cilin nuk them dot emra sepse është dicka që ngelet mes lidershipit të PD. Një fenomen të tillë e kam kaluar me zotin Rama, që shpikte metoda të reja në komunikim me deputetët, duke realizuar takime cdo të enjte, që i quanin me shaka takimi i grave të lira” përfundoi ai.Gjovalin Kadeli eshte deputeti i dyte i listes se PD per qarkun e Lezhes, ku e djatha mori 4 mandate dhe e majta 3.