Dëbimi i romëve, KMD me rekomandime për policinë dhe bashkinë e Tiranës

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka dalë me rekomandime të qarta lidhur me situatën e familjeve të komitetit rom pranë zonës së Lanës. Përmes një komunikate për mediat ky Komision i rekomandon drejtorisë së policisë së qarkut të Tiranës ta fusë në shinat e ligjin ndjekjen e të gjithë procesit të lëshimit të truallit ku ndodhen banesat e këtij komuniteti. Ndërkaq bashkisë së Tiranës, Komisioni i kërkon ndërmarrjen e menjëhershme të masave për strehimin e tyre si dhe në ndërmjetësim me institucionet kompetente ofrimin e ndihmës ekonomike për familjet rome.“Mbështetur në nenin 32, gërma f), të Ligjit nr. 10 021, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, ku parashikohet shprehimisht kompetenca e Komisionerit për të kryer rekomandime për çfarëdo lloj çështjeje që lidhet me diskriminimin, si dhe duke patur si qëllim në vetëvete mirëbesimin dhe krijimin e marrëdhënieve sa më normale, të mbështetura në parimin e barazisë dhe aspak diskriminuese, ndërmjet Komunitetit Rom dhe institucioneve shtetërore,Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi :1. Drejtoria e Policisë e Qarkut Tiranë të marrë në mënyrë të menjëhershme masat e nevojshme për trajtimin e çështjes në mënyrë ligjore, të barabartë dhe jodiskriminuese.2. Bashkia Tiranë të marrë masa të menjëhershme për ofrimin dhe zbatimin e programeve të strehimit social për këto familje Rome në nevojë.3. Bazuar në legjislacionin në fuqi, ndërmjetësimin me institucionet e varësisë për të bërë të mundur ofrimin e ndihmës ekonomike për familjet rome, të cilat janë të rregjistruara në Njësinë Bashkiake nr. 5 Tiranë” thuhet në njoftim.Rekomandimet e Komisionit vinë pas kontaktimit me anëtarë të komunitetit rom që jetonin në këto vendbanime. Gjatë gjithë inspektimeve të realizuara nga Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, rezulton se nuk ka asnjë dokumentacion që të vërtetojë se janë ndjekur të gjitha veprimet që parashikon legjislacioni shqiptar për lirimin e truallit të zënë padrejtësisht. Nga ana tjetër nuk ka asnjë informacion mbi masat që institucionet përgjegjëse për tu kujdesur për strehimin kanë marrë për të shmangur pasojat negative për këtë komunitet.“Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi shpreh shqetësimin për situatën e familjeve Rome, pranë Qëndrës së Realizimit të Veprave të Artit në Rrugën e Kavajës.Mbështetur në nenin 32, gërma a) dhe nenin 33 të Ligjit nr. 10 021, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka shqyrtuar çështjen e dëbimit të familjeve rome nga vendstrehimi i tyre, pranë Qëndrës së Realizimit të Veprave të Artit në Rrugën e Kavajës, ku pretendohet për diskriminim të tyre dhe komunitetit që ata përfaqësojnë. Bazuar në informacionin e marrë në media, përfaqësues të Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, kontaktuan me familjet për të marrë informacion në lidhje me largimin e tyre.Gjatë takimit me anëtarë të komunitetit rom që jetonin në këto vendbanime, inspektorët morën informacion se në këtë zonë jetonin rreth 37 familje të komunitetit rom, një pjesë e të cilave ishte vendosur që prej vitit 1990 në këtë zonë. Rreth një javë më parë, pranë komunitetit ishte paraqitur pronari i truallit dhe i kishte informuar se duhet të largoheshin nga këto vendstrehime, pasi do të fillojë ndërtimi në këtë zonë. Pronari i truallit u kishte lënë një afat deri më datë 07.08.2013, që të largoheshin dhe të lironin vendstrehimet.Inspektorët e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me komunitetin dhe kanë qenë prezent pranë tij në datën 7.08.2013, datë në të cilën pronari i truallit kishte njoftuar se do të fillonte shembjen. Inspektorët evidentuan prishjen e një numri banesash.Gjatë gjithë inspektimeve të realizuara nga Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, rezulton se nuk ka asnjë dokumentacion që të vërtetojë se janë ndjekur të gjitha veprimet që parashikon legjislacioni shqiptar për lirimin e truallit të zënë padrejtësisht. Nga ana tjetër nuk ka asnjë informacion mbi masat që institucionet përgjegjëse për tu kujdesur për strehimin kanë marrë për të shmangur pasojat negative për këtë komunitet” sqaron komisionin në njoftim.Sipas Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ,trajtimi i ndryshëm në situata të ngjashme është rasti klasik i diskriminimit (kështu përkufizohet “diskriminimi” në nenin 3, pika 1 e Ligjit nr. 10 021, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi).