Redi Muçi i përvishet Ardit Bidos: Të shkoi jeta qafë më qafë, por ke gjetur momentin e gabuar

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, tha në Kuvend se projektligjet për procesin e integrimit nuk po trajtohen në komisione. Me ca doza ironie, ai shtoi se e vërteta e ‘ngecjes’ së ‘trenit’, është humbja e besueshmërisë së Ramës te ndërkombëtarët.

“Ka 2 javë që në komisionet ku unë bëj pjesë janë anuluar mbledhjet dhe nuk ka asnjë nga ato projektligjet e trenit që nxitonte shumë dhe ne s’kishim kohë t’i lexonim dhe kryeministri i firmoste tëk e tëk.

Na thoni që ta shtyjmë, t’i japim një dorë të ecë përpara ose pranojeni që Edi Rama e ka humbur besueshmërinë te ndërkombëtarët. Pranojeni se ky sharlatan që kemi për kryeministër, na bën që na bën neve me turp, por tani po bën me turp edhe ata europianë që dikur e puthnin në faqe.

Në çfarë epoke jetoni ju sepse qarkullojnë mesazhe ku u kërkoni patronazhistëve të marrin me vete me listë edhe 15 shokë të tjerë. jeni bërë si byroja politike në kohën e Ramiz Alisë. Tani që dhëndri i Donaldit u tërhoq nga investimi i Zvërnecit, çfarë justifikimi keni për ato 4.5 miliardë dollarët e supozuar?”, tha Muçi.

Ardit Bido: Në seancën e kaluar, ju drejtova me respekt Lëvizjes Bashkë sepse në atë moment kisha një keqkuptim timin me sa duket. Duke thënë që unë e respektoj një ideologji të cilën jam kundër nëse është xhenuine. Atëherë zoti Muçi u çua dhe tha që s'jemi marksistë, njëra-tjetra.

Sot kur po flisnit për Marksin dhe Smithin, pashë që patjetër unë gjykoj se zoti Muçi ishte marksist, patjetër kryetari Peleshi gjykoi se zoti Muçi ishte marksist, ai që përfaqëson pra bindjet dhe ideologjinë e marksit. Po vetë zoti Muçi ishte ai që kërkoi replikë në emër të marksit. Këtu është problemi.

Problemi është që s'jeni xhenuinë. Problemi është që jeni dyfytyrësh në kuptimin e qëndrimeve sipas interesit të radhës dhe kjo quhet mungesë bindjesh dhe quhet populizëm. Sa për termin që thatë qafë më qafë, unë kam pasur dy prindër të nderuar të cilët më lanë shumë gjëra në jetë.

Më lanë parimet, më lanë bindje, më lanë ide, më lanë kokëfortësi, më lanë dëshirën për arsim, më lanë dëshirën për të lexuar dhe më lanë dhe diçka tjetër.

Një raport timin me paranë që nuk më intereson shumë paraja. Nuk më intereson që ta kem atë primaren time. Kështu që qafë më qafë, unë s'kam qenë kurrë, se jam njeri i bindjesh. Qafa nga ju keni kaluar, me ato kostume të shtrenjta, dhe qafa ku jeni sot me bindje të kundërta me ato që përfaqësoni, është dyfytyrësia juaj.

PËR MË SHUMË NDIQNI PUNIMET E SOTME PARLAMENTARE