Ndahet nga jeta, regjisori dhe aktori komik i Teatrit “Skampa”, Llambi Burgjia

Shuhet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur i Teatrit “Skampa” në Elbasan, Llambi Burgjia. Burgjia ka ndërruar jetë gjatë mëngjesit të ditës së sotme, në moshën 75-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rendë.Ndërkohë mesditën e sotme në ambientet e Teatrit “Skampa” janë zhvilluar homazhe për nder të aktorit komik, i cili renditet mes aktorëve më të mirë të Elbasanit,ku sëbashku arritën të vinin në skenë shumë premiera.Aktori dhe regjisori Llambi Burgjia ka vënë në skenë më shumë se 300 role komike në skenën e Teatrit “Skampa”, ndërsa ka qenë regjisori i mëse 20 veprave letrare të vëna në skenë prej tij dhe interpretuar nga estrada e Teatrit “Skampa”.