VIDEO/ Moment viral në koncert: Ariana Grande tallet me të kaluarën e saj martesore!
Ariana Grande duket se ka bërë një referencë humoristike ndaj divorcit të saj nga ish-bashkëshorti Dalton Gomez gjatë natës së parë të turneut të shumëpritur “Eternal Sunshine”.
Këngëtarja hapi turneun të shtunën në Oakland Arena në Kaliforni, ku interpretoi hitin e saj të vitit 2019, Thank U, Next.
Gjatë interpretimit të vargut ku këndon se dëshironte të martohej vetëm një herë në jetë, Grande ngriti me humor dy gishta dhe shpërtheu në të qeshura, një gjest që fansat e interpretuan si një referencë ndaj martesës së saj të dështuar dhe mundësisë për t’u martuar sërish në të ardhmen.
Momenti u përhap shpejt në rrjetet sociale, me shumë fansa që e panë si një mënyrë të lehtë dhe plot vetëironi për të reflektuar mbi një kapitull të mbyllur të jetës së saj personale.
Turneu “Eternal Sunshine” shënon rikthimin e artistes në skenat e mëdha pas shtatë vitesh. Në një moment emocional gjatë koncertit, Grande falënderoi publikun për mbështetjen e vazhdueshme.
“Më keni munguar. Është fantastike t’ju shoh përsëri”, u tha ajo të pranishmëve, ndërsa mezi mbajti lotët.
Grande dhe Gomez finalizuan divorcin në mars 2024 pas tre vitesh martesë. Sipas mediave amerikane, ndarja ishte një vendim i përbashkët dhe ish-çifti ka ruajtur marrëdhënie miqësore.
Artistja duket se ka reflektuar mbi fundin e lidhjes edhe në albumin e saj të vitit 2025, Eternal Sunshine, veçanërisht në këngën Twilight Zone, ku trajton zhgënjimin që vjen kur kupton se personi që do nuk është ai që ke menduar.
Aktualisht, Ariana Grande është në një lidhje me kolegun e saj nga filmi Wicked, Ethan Slater, me të cilin është lidhur që prej vitit 2023.

