Tepelenë, automjeti del nga rruga, humb jetën efektivi i burgjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2013, 16:33
Një person ka humbur jetën në një aksident rrugor të regjistruar pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në aksin Tepelenë-Mallakastër në afërsi të fshatit Iliras, ku një automjet me targa gjermane, NEA 04 143, tip Benz ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Tomorr Rusto, 40 vjeç.Burime nga policia bëjnë me dije se Tomorri ishte punonjës i policisë së burgjeve dhe para se të ndodhte aksidenti kishte lënë shërbimin dhe po kthehej për në shtëpi.Nga ana e uniformave blu vijonë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit në të cilin mbeti i vdekur efektivi i policisë.