Mat, zjarr tek Ura e Vashës, rrezikohet Monumenti i Kulturës

Shërbimi i zjarrëfikësve të Matit është sinjalizuar pasditen e sotme për një vatër zjarri në vendin e i quajtur Ura e Vashës, ndërsa nuk dihen shkaqet e rënies së tij.Menjëherë pas njoftimit punonjësit e ndërmarrjes pyjore dhe zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.Ura e Vashës është një monument kulture dhe nëse nuk ndërhyet rrezikon shëmbjen. Ndërkaq mësohet se nga flakët rrezikohen disa stane bagëtish të cilat ndodhen në afërsi të zjarrit. Nga ana e tjetër zjarrfikësit e kanë të vështirë të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thyer.