Shkollë e posaçme për avokatët, Halimi: Hap i rëndësishëm për drejtësinë
Shkollë e posaçme për avokatët. Ky është vendimi më i fundit i marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave. Lajmin e ka konfirmuar kreu i drejtësisë Eduard Halimi në rrjetin social fb, i cili e vlerëson ndërtimin e saj si shumë të rëndësishëm në funksion të konsolidimit të institucioneve të drejtësisë në vend.“Sot qeveria mori një vendim shumë të rëndësishëm në funksion të konsolidimit të institucioneve të drejtësisë në vend. Ndërtimin për hëre te parë në Shqipëri të një shkolle të posacme për avokatët në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Avokatëve. Në reformat e vrullshme që shoqëruan vitin e kaluar në sistemin e drejtësisë, nga noteria, përmbarimi, konferenca gjyqësore, dixhitalizimi i disa aktorëve përfshi të gjithë sistemin gjyqësor, reforma e avokatisë kishte një vend të rëndësishëm. Ligji i ri i avokatisë që u miratua vjet, ishte një hap shumë i rëndësishëm në konsolidimin e këtij aktori fondamental për sistemin. Shumë kolegë të mi juristë mendojnë se Avokatët janë ata që po shkatërrojnë sistemin e drejtësisë” shprehet ai.Sipas Ministrit të Drejtësisë, sa më profesionale të jenë gjyqtarët, prokuroret, noterët, përmbaruesit, avokatët etj, aq me i drejtë do të jetë sistemi.“Unë nuk kam qenë dakord me kohë me këtë paragjykim. Gjendja në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë sot nuk është cështje vetëm e një institucioni sic është avokatia, por është cështje e të gjithë aktorëve që e përbëjnë atë, nga gjykatat, prokurorët, avokatët, noterët, burgjet etj. Kam qenë dhe jam i bindur se konsolidimi i sistemit të drejtesise vjen nga konsolidimi i institucioneve që e përbëjnë atë, nga konsolidimi i aktorëve. Sa më profesionale të jenë gjyqtarët, prokuroret, noterët, përmbaruesit, avokatët etj, aq me i drejtë do të jetë sistemi. Sa me të paaftë të jenë, aq me shpejt bien nën rrugën e devijimit nga misioni i tyre, të largimit nga detyra dhe mosmarrjen e miratimit publik në kryerjen e këtij shërbimi, apo aq me keq te nënshtrimit me deshirë për t’u shërbyer apo për t’u vendosur nën kontroll lehtësisht, një force politike, me qëllimin e vetëm të mbylljes së njërit sy nesër ndaj paaftësisë, devijimit dhe korrupsionit.Ndaj dhe jam i bindur se rritja e profesionalizmit, integritetit të aktoreve të drejtësisë, gjyqtarëve dhe prokurorëve, fuqizimi i institucionit të avokatëve, ashtu sic u bë me noterinë, përmbarimin privat, monitorimin elektronik të të dënuarve, do të sjellë padyshim një përmirësim të ndjeshëm në drejtësi” deklaron Halimi.Halimi kujton me tej se avokatia është një nga shërbimet më të rëndësishme që i bëhet publikut, ndërsa sqaron se pas ndërtimit të saj, cdo i ri që ka mbaruar fakultetin duhet t’i nënshtrohet kësaj shkolle, dhe më pas provimit të licensimit. Kreu i Drejtësisë nuk lë pa falenderuar edhe kryeministrin në detyrë Sali Berisha per mbeshtetjen në reformat më të rëndësishme për konsolidimine sistemit të drejtësisë në vend.“Avokatia është një nga shërbimet më të rëndësishme që i bëhet publikut. Ajo duhet te vijë në cilësinë më të mirë sepse është e lidhur ngushtësisht me cështjen me sublime të secilit prej nesh: të drejtat dhe liritë. Dhe që ky shërbim të jetë cilësor duhet patjetër që të vijë nga profesionistë. Dhe sado i mirë të jetë një student që ka mbaruar sot Fakultetin e Drejtësisë, unë nuk mund të them se ai është një avokat i zoti, që mund t’i shërbejë mirë qytetareve. Si jurist me 18 vite karrierë , unë gjykoj se praktika dhe një shkollë e orientuar drejt saj, me standartet më të larta të mësimdhënies dhe përvojës, duhet te jetë parakusht për marrjen e licenses së avokatit dhe ofrimin e shërbimit qytetarëve. Vendimi i sotëm për ndërtimin e një shkolle për avokatët, është një hap i rëndësishëm për të drejtësinë. Mbas ndërtimit të saj, cdo i ri që ka mbaruar fakultetin duhet t’i nënshtrohet kësaj shkolle, dhe më pas provimit të licensimit. Kam besimin tim më të plotë, se avokatët që do të dalin nga kjo shkolle do te jenë avokatët me të mirë në Shqipëri, që do ofrojnë shërbimet më të mira për qytetarët , që do ndikojnë më shumë në forcimin e drejtësisë në vend.Në realizimin e gjithë kësaj reforme të rëndësishme doja të falenderoja të dashur miq, kryeministrin Sali Berisha, i cili gjatë gjithë këtyre 2 viteve më ka inkurajuar e mbështetur me shumë vullnet e përkushtim në reformat më të rëndësishme për konsolidimine sistemit të drejtësisë në vend, për noterinë, përmbarimin, monitorimin e elektronik, dixhitalizimin e drejtësisë, dixhitalizimin e hipotekave etj” përfundon Ministri Halimi.