FOTO+VIDEO/ Homazhe në Pogradec për policin e vrarë në krye të detyrës, Enea Mekolli do të prehet në vendlindje
Qindra qytetarë, kolegë, familjarë dhe drejtues të shtetit i dhanë lamtumirën e fundit efektivit
Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë një operacioni policor në Maliq. Me kërkesë të familjes, 34-vjeçari u preh në vendlindjen e tij në Pogradec, pranë vëllait të ndjerë që kishte shërbyer gjithashtu në Policinë e Shtetit.
Enea Mekollit, efektivit të Forcës Shqiponja që humbi jetën në krye të detyrës gjatë operacionit për arrestimin e një të kërkuari në Maliq iu dha lamtumira si Dëshmor I Atdheut.
Kolegët nuk i mbajtën lotët kur u rreshtuan për të përshëndetur për të fundit.
Homazheve në Pallatin e Kulturës në Pogradec, iu bashkuan presidenti Bajram Begaj dhe drejtues të institucioneve të larta, krah kolegëve, miqve e familjarëve të 34 vjecarit.
Xhaxhai i Dëshmorit të Atdheut me barrën e dhimbjes së tragjedisë së familjes nuk u kursye para kreut të Shtetit.

Ngriti dyshime se policët në operacion nuk ishin të pajisje me jelekë anti plumb edhe pse drejtori I Përgjithshëm I Policisë e mohoi këtë raportim.
Edhe pse parashikohet që Dëshmorët e Atdheut të prehen në varrezat e posaçme në Tiranë, familja e Enea Mekollit vendosi që ai të varroset në vendlindje, pranë vëllait që ka shërbyer në radhët e Policisë së Shtetit dhe ka ndërruar jetë vite më parë nga një sëmundje e rëndë.

Këto pamje tregojnë se qindra njerëz, përfshirë përfaqësues të shtetit iu bashkuan ceremonisë së lamtumirës në fshatin Bllacë të Pogradecit

Edison Adri, efektivi I forcës shqipoja që mbeti I plagosur vijon të trajtohet në spitalin e traumës, ku po trajtohet edhe autori I dyshuar, Violand Braçelllari që po ashtu mbeti I plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë.
