Sequi:Urojmë Shqipërinë për përfundimin e procesit zgjedhor

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi ka përshëndetur sot përfundimin e procesit zgjedhor në Shqipëri.Në një mesazh të postuar në rrjetin social “Twitter”, ambasadori Sequi thekson se pret të punojë me Parlamentin dhe qeverinë e re.“Urojmë Shqipërinë për përfundimin e procesit zgjedhor dhe presim të punojmë së bashku me Parlamentin dhe Qeverine e re” shkruan Sequi.