Hapësirat publike, Topalli: Për çdo rast të përsëritur do sekuestrohet malli dhe objektet

Ndërsa vijon aksioni për prishjen e  ndërtimeve pa leje në Tiranë nga Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik, kreu i këtij institucioni, Florenc Hoxha, ka deklaruar për mediat se çdo objekt që ka bërë deklarim në kundërshtim me ligjin, tek ALUIZNI, do të shembet, ndërsa  është shembur gjatë ditës një ndërtim pa leje në rrugën "Hoxha Tahsin", i ndërtuar ditët e fundit.

Ndërkaq gjatë paradites  policia bashkiake në kryeqyetetit ka vijuar aksioni për lirimin e hapësirave publike në zonën e “Don Boskos”. Gjatë e këtij aksioni  është sekuestruar  malli i tregëtarëve ambulantë në  trotuaret e rrugëve, ndërsa ka patur edhe gjobëvënie për rastet e përsëritura.

“Ne kemi disa ditë që po vazhdojmë këtë punë, por përsëri shohim që qytetarë të ndryshëm vazhdojnë aktivitetet e tyre private, në mënyrë të kundraligjshme, duke zaptuar hapësirat publike. U bëj thirrje edhe njëherë, duke shfrytëzuar edhe kamerat që çdo person që merr përsipër të tregtojë në mënyrë të paligjshme, të mos tregtojë në këto rrugica, të mos tregtojë nëpër trotuare, por në tregjet e përcaktuara. Në të gjithë rastet, edhe për rastet që sot ne kemi konstatuar, të përsëritura u kemi konfiskuar edhe mallin e tyre, përveçse gjobave apo masave administrative që kemi marrë ndaj subjekteve të tjera që nuk janë raste të përsëritura. Gjatë gjithë rrugës nga fillimi deri në fund të rrugës “Don Bosko” do të lirohen të gjithë hapësirat e trotuareve dhe po kështu do vazhdojmë edhe në rrugicat e tjera të Tiranës apo në minibashkitë e tjera”  u shpreh Topalli.