Pogradec, plagoset me armë zjarri një person, arrestohet autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2013, 10:10
Një ngjarje e rëndë është shënuar në mesnatë në qytetin e Pogradecit ku një person është plagosur me armë zjarri.Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit ku Jetmir Muçollari është qëlluar me armë nga shtetasi Edmond Fejzollari ndërsa ngjarja sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta.Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Pogradecit dhe sipas mjekëve ai ka marrë plagë në krah por është jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.