Xhamia, gjykata rrëzon kërkesën e ambientalistëve për mosndërtimin e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2013, 14:00
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot kërkesë-padinë e ambientalistëve për ndalimin e ndërtimit të Xhamisë tek sheshi i Namazgjasë.Padia u bë një javë më parë nga Instituti i Çështjeve Kombëtare INA dhe Shoqata për një Zhvillim të qëndrueshëm e racional.Ato iu drejtuan gjykatës së Tiranës për të shfuqizuar lejen e ndërtimit, që i ka dhënë Komunitetit Mysliman, Këshilli i Rregullimit të Territorit duke kërkuar ndërprerjen e punimeve si dhe prerja e pemëve.Disa ditë më parë, ambientalistët iu drejtuan edhe Avokatit të Popullit, të cilit i kërkuan, që të nisë hetimet për punimet që po bëhen te lulishtja e Namazgjasë për ndërtimin e xhamisë së re.