Romët, rrezikohet statusi. Wilton:Të tregohet nëse sundon ligji apo betoni
Avokati i Popullit, është takuar sot me Kryetarin në detyrë të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton dhe me përfaqësuesin e Bashkimit Europian në Tiranë për të diskutuar mbi çështjen e komunitetit rom.Në një konferencë të përbashkët, Avokati i Popullit Igli Totozani i bëri thirrje autoriteteve shqiptare që t`i japin zgjidhje kësaj problematike që sipas tij është mjaft e mprehtë."Në emër të AP doja ti bëja me dije popullit shqiptar për disa kërkesa që AP i ka drejtuar dikastereve përkatëse. Policia e shtetit të ndërhyjë dhe të shmangë këtë situatë paligjshmëria që po vijon në në terren mbi romët. Zgjidhja e problemit të realizohet nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor ku palë të jenë dhe romët. Institucione ligjore të jenë garante për zhvillimin e një procesi të rregullt. Ministria e Punës dhe Cështjeve Sociale të punojë në mënyrë urgjente për të trajtuar cështjn e urgjente për strehimin familjen rome” tha Totozani.Nga ana e tij ambasadori Wilton theksoi se OSBE-ja është mjaft e shqetësuar për situatën e krijuar me komunitetin rom në Tiranë. Ai kërkoi që institucionet shtetërore të marrin parasysh kërkesat e AP në drejtim të romëve.“OSBE ka si synim të veçantë shtetin e së drejtës dhe zbatimin e të drejtave të njeriut. Erdha këtu që t’i shpreh shqetësimin në emër të OSBE, Avokatit të Popullit, shpreh mbështetje për shqetësimin e tij mbi çështjen e romëve. Institucionet përgjegjësi duhet të pranojnë situatën e romëve dhe të gjejnë zgjidhje. Kjo do t’i japë zgjidhje pyetjes nëse për këtë situatë sundon ligji apo betoni” tha Wilton.