Edhe Yzberishti pa ujë, Ujësjellësi: Ju sjellim ujë me bot një herë në javë

Yzberishti është një tjetër zonë e kryeqytetit që në këto ditë të të nxetit afrikan vuan mungesën e ujit të pijshëm.Banorët e Yzberishtit për ditë me rradhë kanë trokitur në dyert e Ujësjellësit, por janë përcjellë prej andej pa një zgjidhje për problemin më jetik, sigurimin e furnizimit me ujë, detyrim që i takon ta përmbushë pikërisht kjo ndërmarrje.Banorët thonë se e vetmja përgjigje që kanë marrë nga Ujësjellësi është se do ju dërgojë bote me ujë, por kjo ndodh një herë në javë. Në këto kushte ata janë të detyruar t’i japin vetë zgjidhje problemit, duke e blerë ujin.Kështu çdo ditë zgjerohet harta e zonave që "thahen për ujë" këtë verë në kryeqytet. E megjithatë ende institucioni i Ujësjellësit të Tiranës hesht përballë këtij problemi.