Kultivimi i kanabisit, publikohen pamjet e operacionit të Guardia di Financia
Publikohen pamjet e regjistruara nga Guardia di Financia gjatë operacioneve të kryera në Shqipëri, gjatë të cilit janë identifikuar 500 plantacione ku kultivohet kanabis. Eksplorimi i territorit të vendit tone është bërë nga një avion i posaçëm p 166 dp1 të Komandës së Operacioneve Ajrore Detare të Guradia di Financës. Pamjet tregojne nisjen e avionit, si dhe faktin se ai është i pajisur me kamera te teknologjise se larte .HD, për të fotografuar me cilësi të pastër edhe nga lartësi tepër e mëdha. Ne fokus te operacionit kanë qënë zona të ndryshme të vendit tone, përkatësisht në qarqet, Tiranë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, ku vetëm në Lazarat ka rezultuar se ishin mbjelle 319 hekatrë me hashash, apo 90 % e gjithe sasise qe kultivohet ne vend.Sipas Guardia di Financës është monituar rreth 12.5 % e territorit shqiptar, janë ruajtur 680 Giga Bajt imazhe me rezolucion te larte, imazhe që vijnë nga zona të pabanuara dhe një terren i thyer dhe i vështirë për të ndërhyrë, nësë nuk dihet me saktësi vendndodhja.Pamjet tregojnë se si janë pikasur nga avioni plantacionet e më pas si janë ruajtur imazhet, për të ardhur tek përfundimi i udhëtimit. Kthimi në aerodrom, ku efektivet e Guardias i përcjellin policisë shqiptare gjithe materialin e siguruar nga ky udhetim në gjueti te zonave me kanabis.Ashtu sic u deklarua ne nje konference te perbashket per shtyp mes drejtorit të Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, Stefano Bastoni dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Byrgaj, sasia e kanabisit qe kultivohet ne vendin tone ne nje vit arrin në 900 ton me vlerë 4.5 mld euro, sa 50 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë.Vetem kohet e fundit ne shtetin fqinj Itali jane sekuestruar disa tyn droge. Harta e zonave ku kultivohet kanabis tashme dihet, mbetet qe policia te nderhyje per asgjesimin e saj.