“Mafja rrënon Flamurtarin”, Berisha: Prapa qëndron lakmia Rama-Kokedhima për stadiumin

Mafja po rrënon skuadrën e Flamurtarit. Kështu shkruan në një koment të tij në rrjetin fb, Kryeministri Berisha ndërsa i referohet zhvillimeve të fundit në këtë ekip. Sipas Kryeministrit modeli Kokedhima i Apollonise po ekzekutohet edhe ne Vlore me Flamurtarin.“Te dashur miq, nje lajm i hidhur per sportin shqiptar. Dyshja Rama- Kokedhima pothuaj shkrijne Flamurtarin, njeren nga skuadrat me te mira te vendit, me nje kontribut te madh ne futbollin e vendit dhe histori te pasur me suksese te shumta. Flamurtari ne dekada iu dhuroi vlonjateve dhe shqiptareve ndeshje nder me te bukurat, me luftaraket dhe me dinjitozet. Modeli Kokedhima i Apollonise po ekzekutohet edhe ne Vlore me Flamurtarin. Vlonjate dhe Vlonjatë prapa rrenimit te skuadres suaj qendron lakmia Rama-Kokedhima per stadiumin tuaj. Ketij i thone ndryshim! Mafia rrenon Flamurtarin. Perpara drejt stadiumit!” shkruan Berisha.Flamurtari, nje nga ekipet elitare dhe pretedente per titullin kampion, ka larguar lojtaret e saj, me justifikimin qe nuk ka para per te paguar rrogat. Memelli ishte lojtari i pare qe ka deklaruar largimin nga skuadra, ndërsa mendohet se vetem lojtaret vlonjat do te qendrojne ne kete ekip.Ndërkaq Flota Kuqezi, nën moton "Legjenda nuk vdes kurre", zhvilloi proteste para stadiumit “Flamurtari” ne Vlore. Dhjetra tifoze kane protestuar ne nje miting paqesor qe ka zgjatur per gati 30 minuta, ku thirrjet "Flamurtar zemra jone", Flamurtar dhe Flota Kuqezi” kane shoqeruar kete proteste.Gjithçka ishte konceptuar jo vetem si protestë, por edhe si festë, ku nuk kane munguar as brohoritjet, borite, apo fishekzjarret.Protesta eshte ndjekur nga afer dhe nga sherbime te Policise, por nuk ka patur asnje incident, teksa protestuesit jane shperndare paqesisht.