"Legjenda nuk vdes kurrë”, protestë në mbështetje të ekipit të Flamurtarit

"Legjenda nuk vdes kurre". Kjo ka qene kryefjala e protestes kuqezi, zhvilluar para stadiumit “Flamurtari” ne Vlore. Dhjetra tifoze kane protestuar ne nje miting paqesor qe ka zgjatur per gati 30 minuta, ku thirrjet "Flamurtar zemra jone", Flamurtar dhe Flota Kuqezi” kane shoqeruar kete proteste.Gjithçka ishte konceptuar jo vetem si protestë, por edhe si festë, ku nuk kane munguar as brohoritjet, borite, apo fishekzjarret. Nje atmosfere teresisht ndryshe, e cila ka terhequr vemendjen e te gjitheve. Perfaqesuesi i Flotes Kuqezi, Arber Breshani, ka shpjeguar edhe qellimin e kesaj proteste.Protesta eshte ndjekur nga afer dhe nga sherbime te Policise, por nuk ka patur asnje incident, teksa protestuesit jane shperndare paqesisht.