Ujqërit “shqyejnë” kopenë e deleve, kafshët po dekompozohen në natyrë

Një ngjarje jo e zakonte eshte shenuar në fshatin Torovicë të Lezhës, ku një kope ujqërish i’u vërsul një tufe me dele duke lënë të ngordhura rreth 150 prej tyre.Ka mjaftuar vetem per nje moment largimi i çobanit , i cili pas eshte kthyer eshte përballur me një panoramë aspak të imagjinueshme dhe dem ekonomik teper te kosiderueshem.Siç tregojnë blegtorë të zonës, një ulkonjë me kelyshet e saj ishte spikatur në zonën përreth, por që asnjëherë nuk kishte ndodhur që të vërsuleshin edhe në fusha, duke mos kursyer edhe disa kuaj që ndodheshin prane kullotes ku ndodheshin delet.Dëmi i shkaktuar është shumë i madh, pasi delet mesohet te ishin blerë në Greqi me një çmim prej 200 euro, pa përfshirë këtu transportin.Temperaturat e larta jane duke kërcenuar seriozisht perhapjen e epidemise, pasi tufa e bagetise se ngordhur ende nuk eshte groposur.Blegtorët thonë se kanë vënë në dijeni Drejtorinë e Bujqësisë por nuk eshte marrë asnjë masë, duke bërë që dekompozimi i kafshëvë të kthehet në rrezik për shendetin e banorëve të zonës.